Related items
Showing items related by metadata.
-
Book (stand-alone)Udhёzues pёr Fondin e Gjelbёr Klimatik nё Maqedoninё e Veriut 2019
Also available in:
Ky dokument teknik u përgatit nga Zyra Rajonale e FAO-s për Evropën dhe Azinë Qendrore, nën udhëheqje të Kabinetit të Zëvendës-kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Ekonomike si Organ Kombëtar i Emëruar për Fondin e Gjelbër Klimatik (GCF). Ky dokument teknik u përpilua në kontekst të Projektit ‘’ Mbështetja e menaxhimit të një mekanizmi kombëtar efektiv koordinues për Fondin e Gjelbër Klimatik” ku morën pjesë së bashku të gjitha palët relevante me interes në procese konsultative që kishin për qëllim prioretizimin e investimeve strategjike klimatike për financim nga GCF. Ky Udhëzues jep informatat kryesore mbi Fondin e Gjelbër Klimatik (GCF). Qëllimi kryesor i tij është të udhëzojë palët me interes që janë aktive në fushën e ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të qëndrueshëm për qasjen që mund ta kenë tek resurset e GCF dhe për zbatimin e projekteve të financuara nga GCF në Maqedoninë e Veriut. -
Book (stand-alone)Udhёzues pёr subjektet qё synojnё akreditimin si subjekte me qasje tё drejtpёrdrejtё nё Fondin e Gjelbёr Klimatik
Forcim i kapaciteteve nacionale pёr zbutje dhe pёrshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe finalizim i Programit Punues tё Fondit tё Gjelbёr Klimatik tё Republikёs sё Maqedonisё sё Veriut
2021Also available in:
Ky botim është është një nga produktet komunikuese hartuar nga FAO dhe Kabineti i Zëvendës-kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për Çështjet Ekonomike dhe Koordinim me Resorët Ekonomikë, si Organ Kombëtar i Emëruar për Fondin e Gjelbër Klimatik (GCF), në kuadër të projektit të dytë të programit për përgatitje dhe mbështetje përgatitore nga GCF për vendin, që mban emrin ‘’Forcim i kapaciteteve nacionale për zbutje dhe përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe finalizim i Programit për Punë të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me Fondin e Gjelbër Klimatik’’. Publikimi synon të rritet vetëdija tek palët më relevante për Fondin e Gjelbër Klimatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfshirë këtu institucionet nacionale dhe ato lokalet, institucionet akademike, kompanitë publike dhe ato private, organizatat qytetare, dhe persona të tjerë juridikë lidhur me procesin e akreditimit për Fondin e Gjelbër Klimatik. -
Brochure, flyer, fact-sheetProcedura e Fondit tё Gjelbёr Klimatik pёr akreditim
Pёrforcimi i kapaciteteve nacionale pёr zbutje dhe pёrshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe finalizimi i Programit Punues pёr Fondin e Gjelbёr Klimatik tё Republikёs sё Maqedonisё sё Veriut
2021Also available in:
Kjo fletëpalosje është një nga produktet komunikuese hartuar nga FAO dhe Kabineti i Zëvendës-kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për Çështjet Ekonomike dhe Koordinim me Resorët Ekonomikë, si Organ Kombëtar i Emëruar për Fondin e Gjelbër Klimatik (GCF), në kuadër të projektit të dytë të programit për përgatitje dhe mbështetje përgatitore nga GCF për vendin, që mban emrin ‘’Forcim i kapaciteteve nacionale për zbutje dhe përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe finalizim i Programit për Punë të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me Fondin e Gjelbër Klimatik’’. Qëllimi i kësaj fletëpalosjeje është informimi i të gjitha palëve nga sektori privat në Maqedoninë e Veriut mbi mundësitë për tu përfshirë në investime të gjelbra dhe klimatike përmes shfrytëzimit të mekanizmave për financim siç është Fondi i Gjelbër Klimatik, gjë që do të kontribuojë drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe me karbon të ulur, por edhe me efikasitet dhe përfitime për sektorin privat.
Users also downloaded
Showing related downloaded files
No results found.