Thumbnail Image

Udhëzime Vullnetare Për Qeverisjen me barazi gjinore të të drejtave

Mbi Tokën, Burimet E Peshkimit Dhe Pyjet Në Kuadër Të Sigurisë Ushqimore Kombëtare









Related items

Showing items related by metadata.

  • Thumbnail Image
    Book (stand-alone)
    Aspekti gjinor, mjetet për jetesë dhe pylltaria
    Vlerësim i çështjeve gjinore në pylltarinë e Kosovës
    2017
    Also available in:

    Qëllim kryesor i këtij hulumtimi është që ta identifikojë dhe ta analizojë rolin e grave dhe të burrave në sektorin e pylltarisë në Kosovë, si dhe shfrytëzimin dhe pronësinë ndaj pyjeve nga ana e grave dhe burrave. Ky raport gjithashtu ka për qëllim që të analizojë çështjet gjinore në kuadër të kornizës ligjore dhe të politikave institucionale, që qeverisin me menaxhimin pyjor, në mënyrë që të sigurohen rekomandimet se si të integrohen më efektshëm çështjet gjinore në politikat pyjore në Kosovë. Ky hulumtim është pjesë e projektit të quajtur “Mbështetje e zbatimit të politikave dhe strategjisë pyjore në Kosovë“ (GCP/KOS/005/FIN), financuar nga Finlanda, i cili synon rritjen e kontributit të sektorit pyjor në ekonominë kombëtare përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore, duke marrë parasysh pylltarinë shumëdimensionale dhe duke përfshirë përfitimin ekonomik, social dhe mjedisor si dhe kontributin në zbutjen e ndryshimit klimatik. Ky studim tregon një qasje të limituar të grave në krahasim me burrat, në vendimmarrje dhe në informacione, por edhe të drejtat e pazgjidhura pronësore të grave. Përveç kësaj, shkalla e lartë e papunësisë është pengesë kryesore të cilën e identifikuan anëtarët e komunitetit rural, dhe këtë veçanërisht gratë. Ky raport gjithashtu i thekson interesat e grave rurale që t’i përmirësojnë shkathtësitë e veta të vjeljes dhe të grumbullimit, përpunimit dhe shitjes së produkteve pyjore jo-drusore (PPJD). Rrjedhimisht, raporti e tregon rëndësinë e përmirësimit të qasjes së grave në informacione, në zhvillimin e kapaciteteve dhe përfshirjen në vendimmarrje. Raporti përfundon duke theksuar se PPJD-të kanë potencial të madh në zvogëlimin e varfërisë dhe të pasigurisë për gjetjen e ushqimit në rajonet në të cilat është bërë studimi, veçanërisht kur mbështeten edhe gratë edhe burrat në mënyrë efikase.
  • Thumbnail Image
    Book (series)
    Udhëzues ligjor për konsolidimin e tokës
    Bazuar në praktikat rregullative në Evropë
    2022
    Konsolidimi i tokës është instrument tejet i efektshëm i menaxhimit të tokës që mundëson përmirësimin e strukturës së pronave bujqësore dhe fermave, çfarë e ngrit efikasitetin ekonomik dhe social të tyre dhe u sjell dobi si bartësve të të drejtave, ashtu edhe shoqërisë në përgjithësi. Meqë konsolidimi i tokës i jep qarkullim pronësisë së tokës dhe të drejtave të tjera të tokës, ai po ashtu e mundëson ndarjen e zonave të reja me destinime të veçanta përveç bujqësisë, si për shembull për infrastrukturë publike apo mbrojtje dhe restaurim të natyrës. Nga përvoja me projektet në shtetet anëtare FAO ka mësuar se instrumentet e konsolidimit të tokës e bëjnë të domosdoshme një rregullore ligjore të shtjelluar në mënyrë të thukët dhe të integruar në kornizën ligjore kombëtare. Konsolidimi i tokës është procedurë e rregulluar me ligj që udhëhiqet nga një organ publik dhe që përdoret për ta përshtatur strukturën e pronave në zonat rurale përmes një rindarjeje gjithëpërfshirëse të parcelave, të bashkërenduar midis pronarëve dhe shfrytëzuesve të tokave, për ta reduktuar copëzimin e tokave, për ta lehtësuar zgjerimin e fermave dhe/ose për t'i arritur objektivat e tjera publike, përfshirë restaurimin e natyrës dhe ndërtimin e infrastrukturës. Ky udhëzues ligjor ofron udhëzime të hollësishme lidhur me çështjet legjislative që kanë të bëjnë me konsolidimin e tokës në mënyra që përputhen me Udhëzimet Vullnetare për Qeverisjen e Përgjegjshme të Zotërimit të Tokës, Peshkatarisë dhe Pyjeve në kontekstin e Sigurisë Kombëtare të Ushqimit dhe të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ai përqendrohet në konsolidimin e tokës në zonat rurale dhe bazohet në praktikat e mira legjislative rajonale në konsolidimin e tokës në Evropë.
  • Thumbnail Image
    Book (stand-alone)
    Kur kursen ushqim, bën një punë të mirë!
    Për grupmoshën 4 - 14 vjeç e lart
    2020
    Në ditët e sotme, rreth 1,3 miliardë tonë nga i gjithë ushqimi i prodhuar për konsum humbet ose shpërdorohet çdo vit, me një kosto prej më shumë se 940 miliardë dollarë për ekonominë botërore, ndërsa rreth 815 milionë njerëz nëpër botë vuajnë nga kequshqyerja kronike dhe më shumë se 2 miliardë njerëz vuajnë nga mungesa e mikroushqyesve. Edukimi i të rinjve për të vlerësuar ushqimin, në përpjekje për të pakësuar shpërdorimin e tij, ka një rrugë të gjatë përpara për të mundësuar ndryshimin e sjelljes që kërkohet për të çrrënjosur problemin tani dhe në të ardhmen. “Kur kursen ushqim, bën një punë të mirë!” është një paketë edukative e krijuar për këtë qëllim. Ajo u përgjigjet kërkesave në rritje të publikut për informacion mbi shkaqet dhe zgjidhjet për sa i përket shpërdorimit të ushqimit dhe kërkon të përfshijë fëmijët në një përpjekje botërore për të pakësuar shpërdorimin e ushqimit dhe për të zbutur ndikimet ekonomike, mjedisore dhe sociale që lidhen me të. Paketa parashtron një perspektivë gjithëpërfshirëse të sistemeve ushqimore, njëkohësisht edhe një stil dhe mjete komunikimi të përshtatshme për ndërgjegjësimin e fëmijëve mbi këto çështje. Ajo është krijuar për t’u dhënë mundësi mësuesve dhe edukatorëve të zgjedhin dhe të zbatojnë elementët që ata i konsiderojnë si më të përshtatshëm. Gjithashtu jepen shembuj dhe këshilla se si fëmijët mund të bëhen “kursimtarë të ushqimit” si dhe agjentë aktivë të ndryshimit nëpërmjet transmetimit të mesazheve te familjet dhe miqtë e tyre.

Users also downloaded

Showing related downloaded files

No results found.