Thumbnail Image

Aspekti gjinor, mjetet për jetesë dhe pylltaria

Vlerësim i çështjeve gjinore në pylltarinë e Kosovës











Also available in:

Related items

Showing items related by metadata.

  • Thumbnail Image
    Brochure, flyer, fact-sheet
    Politika e Fondit të Gjelbër Klimatik lidhur me çështjet gjinore, ekologjike dhe shoqërore 2019
    Also available in:

    Fondi i Gjelbër Klimatik (GCF) përpiqet të krijojë dhe promovojë zhvendosje të paradigmës drejt një zhvillimi klimatik të qëndrueshëm dhe me emetime të ulëta, duke pasur parasysh nevojat e vendeve në zhvillim që janë në veçanti të ndjeshme ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Me zbatim të mandatit që ka, GCF në mënyrë efektive dhe të paanshme do menaxhojë me rreziqet dhe ndikimet ndaj mjedisit dhe shoqërisë, dhe do rrisë rezultatet e të gjitha aktiviteteve të financuara nga GCF, duke siguruar njëkohësisht edhe pjesëmarrje të barabartë të grave, të rinjve, popullatës indigjene dhe grupeve të tjera të pakicave dhe grupeve të cënueshme. Kjo broshurw informative është përpiluar bashkërisht nga Kabineti i Zëvendës Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për çështjet ekonomike, në rolin e Organit Kombëtar të Emëruar për Fondin e Gjelbër Klimatik dhe FAO, në kuadrin e projektit “Mbështetja e menaxhimit të një mekanizmi kombëtar efektiv koordinues për Fondin e Gjelbër Klimatik”. Ajo ka për qëllim t’i informojë palët e interesuara kryesore kombëtare (institucionet kombëtare, agjencitë qeveritare, sektorin privat, shoqërinë civile, komunitetin akademik, organizatat ndërkombëtare) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për Politikën e Fondit të Gjelbër Klimatik mbi çështjet gjinore, si dhe mbi Garancat Ekologjike dhe Shoqërore (GESh) si grupe të standardeve të GCF që duhet të zbatohen gjatë procesit të angazhimit të palëve me interes në nivel kombëtar dhe hartimit të projekteve për financim nga Fondi i Gjelbër Klimatik.
  • Thumbnail Image
    Book (stand-alone)
    Sektori i Biomases Drunore ne Kosove: Vështrim i integruar mbi kërkesën dhe ofertën për drurin si lëndë djegëse (WISDOM) 2015
    Also available in:

    Druri si lëndë djegëse është një prej burimeve më të rëndësishme të energjisë për amvisëritë kosovare. Për të kuptuar sektorin e biomasës drunore në Kosovë, akterë të ndryshëm janë anketuar rreth kërkesës dhe ofertës aktuale dhe resurseve që janë në dispozicion. Anketat ishin pjesë përbërëse e aktiviteteve më të përgjithshme të zbatuara në projektin ‘Mbështetje zbatimit të politikave dhe strategjisë për zhvillimin e pylltarisë në Kosovë’ (GCP/KOS/005/FIN). Projekti synon rritjen e kontributit të sektorit të pylltarisë për ekonominë kombëtare, përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve pyjore, gjithnjë duke pasur parasysh kërkesat e shumëfishta të vendosura në resurset pyjore. Kërkesat ndaj resurset pyjore janë që të sjellin përfitime ekonomike, shoqërore, mjedisore, si dhe të kontribuojnë në zbutjen e ndryshimit klimatik. Të dhënat e mbledhura janë përdorur për të vlerësuar kërkesën dhe ofertën për biomasën drunore, përmes shfrytëzimit të modelit WISDOM. WISDOM-i për Kosovë është zbatuar përmes shfrytëzimit të metodologjisë së veçantë të sajuar nga FAO, e cila përshkruhet në këtë raport. Metodologjia WISDOM mundëson harmonizimin dhe grupimin e të gjitha informatave në dispozicion të cilat kanë të bëjnë me kërkesën dhe ofertën për biomasë drunore në nivelin më të mundshëm të ulët administrativ.
  • Thumbnail Image
    Book (stand-alone)
    Rekomandime Për Ushqyerjen E Shëndetshme Në Shqipëri = Recommendations for healthy nutrition in Albania 2008
    Also available in:

    Propozimet e paraqitura në këtë dokument sugjerojnë mënyra për të përmirësuar shëndetin, duke u fokusuar tek ushqimi, ushqyerja e shëndetëshme, pa lënë mënjanë edhe rëndësinë që ka aktiviteti i përditshëm fizik. Ushqimi dhe mënyra e të ushqyerit luajnë një rol të rëndësishëm në shëndet. E drejta për një ushqim të shëndetshëm, si e pjesë e të drejtave njerëzore bazë të njeriut, u theksua në Konferencën Ndërkombëtare të Ushqyerjes në 1992 dhe në Samitin Botëror të Ushqimit në 1996. Furnizimi me ushqim të sigurt është një domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit publik. Ky dokument udhëzon popullatën për një ushqyerje të shëndetëshme dhe ka për qëllim të mbrojë dhe promovojë shëndetin duke patur si objektiv kryesor pakësimin e sëmundjeve me origjinë ushqimore. Aktualisht lind nevoja për të ndërmarrë veprime për ndryshime në qëndrimin ndaj ushqyerjes së shëndetëshme, dhe mënyrës së jetesës. Individi në vecanti duhet ta konsiderojë ushqimin si një pjesë të rëndësishme të veprimeve të tij për mbrojtjen e shëndetit. Çdo individ me vetëpërgjegjësinë e tij duhet të përpiqet për të ndërmarrë veprime të tilla për tu larguar nga sëmundjet, kurimi e trajtimi dhe të drejtohet drejt parandalimit të sëmundjeve. Është shumë e rëndësishme që të parandalohen sëmundjet kronike me origjinë nga mënyra e të ushqyerit. Sëmundjet që lidhen me dietën dhe mënyrën e jetesës, duke përfshirë këtu sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet kancerogjene, llogariten të zënë një përqindje të madhe të vdekshmërisë totale në vëndin tonë. Vdekjet nga sëmundjet e Aparatit të Qarkullimit të Gjakut zënë vëndin e parë, ndërkohë që vdekjet nga tumoret (më të theksuara në moshat mbi 50 vjec), zënë vëndin e dytë në strukturën e vdekshmërisë së përgjithshme. Ushqyerja e papërshtateshme dhe stili i jetesës jo i përshtatëshem, kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme për gjëndjen shëndetësore të pafavorëshme dhe në mënyrë konsekuente drejt një mortaliteti të lartë. Një pjesë e konsiderueshme e sëmundjeve kronike, mund të parandalohen nëpërmjet të ushqyerjes së shëndetëshme dhe një stili të përshtatshëm jetese. Pra është vendimi i sejcilit për të ruajtur shëndetin, duke e konsideruar atë si vlerë të madhe.

Users also downloaded

Showing related downloaded files

No results found.