Thumbnail Image

Sëmundja e dermatozës nodulare kontagioze

Manual për veterinerët e terrenit












​Tuppurainen, E., Alexandrov, T. & Beltrán-Alcrudo, D. 2017. Manual për sëmundjen e dermatozës nodulare kontagioze të gjedhit – Një manual për veterinerët. FAO Manual i prodhimit dhe shëndetin të kafshëve Nr. 20. Romë. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).




Related items

Showing items related by metadata.

  • Thumbnail Image
    Book (series)
    Murtaja afrikane e derrave: zbulimi dhe diagnoza
    Manual për mjekët veterinerë
    2019
    Murtaja afrikane e derrave (MAD) është një sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike në derrat e butë dhe derrat e egër që shpesh shoqërohet me letalitet deri në 100%. Si rezultat, MAD mund të ndikojë rëndë në produktivitetin e sektorit të derrit. Kjo jo vetëm që kërcënon sigurinë ushqimore dhe sfidon jetesën e prodhuesve të derrave e aktorëve të tjerë përgjatë zinxhirit të furnizimit, por gjithashtu mund të ketë pasoja të mëdha në tregtinë ndërkombëtare. Me një potencial jashtëzakonisht të lartë për përhapjen ndërkufitare, sëmundja sot konsiderohet endemike në Afrikën sub-Sahariane, Sardenjë (Itali) dhe pjesë të Kaukazit dhe Evropës Lindore. Ekziston një rrezik i përhershëm i përhapjes së mëtejshme të MAD nga këto zona për shkak të lëvizjeve ndërkufitare të individëve, produkteve të derrit, fomiteve dhe derrave të egër të infektuar. Çdo vend që mbarështon derra është në risk. Fermat e vogla të oborrit, të karakterizuara nga nivel biosigurie i ulët, janë veçanërisht vulnerabël. Në mungesë të ndonjë vaksine efektive ose trajtimi, strategjia më e mirë kundër MAD është krijimi i një strategjie zbulimi të hershëm, e shoqëruar me një mekanizëm të përgjigjes së shpejtë ndaj shpërthimeve. Në këtë kontekst, ndërgjegjësimi dhe trajnimi i profesionistëve veterinarë dhe të tjerëve në vijën e frontit, janë vendimtare. Qëllimi i këtij manuali është që t’u ofrojë profesionistëve veterinerë, ndihmës veterinerë dhe personelit të laboratorëve diagnostikë, informacionin e duhur për të diagnostikuar menjëherë dhe për të reaguar ndaj shpërthimit, ose rasteve të MAD. Duke lexuar këtë manual përfitojnë gjithashtu edhe fermerët e derrave, gjuetarët
  • Thumbnail Image
    Book (series)
    Udhëzuesi për menaxhimin e kafshëve të ngordhura në fermat e vogla dhe të mesme
    Asgjësimi efektiv i tyre dhe materialeve të kontaminuaura
    2021
    Shpërthimet e sëmundjeve të kafshëve paraqesin shumë sfida që mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në jetesën, sigurinë ushqimore dhe mjedisin. Asgjësimi i duhur i kafshëve të ngordhura të gjatë një shpërthimi të sëmundjes është një faktor sepse ndihmon në parandalimin ose zbutjen e përhapjes së mëtejshme të patogjenëve; në rastin e sëmundjes zoonotike, ajo mbron më tej shëndetin e njeriut. Udhëzimet praktike të paraqitura këtu ofrojnë konsiderata për menaxhimin e mbetjeve dhe procedurat e rekomanduara. Ato janë përgatitur për përdorim nga Shërbimet Veterinare dhe autoritetet e tjera zyrtare të reagimit kur zhvillojnë plane për frenimin dhe çrrënjosjen e shpërthimit të sëmundjeve të kafshëve. Udhëzimet zbatohen për shpërthimet e sëmundjeve të kafshëve me madhësi të ndryshme, nga ato që janë të izoluara në një ekonomi të vetme deri tek ato që shtrihen në një rajon për të mbuluar ferma të shumta. Sidoqoftë, ato janë të përqendruara në ferma të vogla dhe të mesme në vendet pa qasje në deponitë e inxhinieruara, impiantet e dhënies së djegies kontrroluar ose inceneratorët. Udhëzimet janë shkruar në mënyrën “mbajeni atë të thjeshtë dhe të realizueshme”, duke marrë parasysh burimet e kufizuara njerëzore dhe financiare të shumë vendeve kur adresojnë këtë çështje. Prezantimi dhe qasja praktike u zhvilluan për të siguruar që vendet do të gjejnë udhëzimet për të qenë një mjet i dobishëm për procedurat operacionale emergjente. Për më tepër, udhëzimet direkt kontribuojnë në qasjen Një Shëndet duke mbrojtur shëndetin e kafshëve, njeriut dhe mjedisit.
  • Thumbnail Image
    Brochure, flyer, fact-sheet
    Procedura e Mos-kundërshtimit për Projektet e Fondit të Gjelbër Klimatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut - Informator 2019
    Also available in:

    Fondi i Gjelbër Klimatik (GCF) është fond i ri global krujuar nga vendet anëtare të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), për të mbështetur përpjekjet e vendeve në zhvillim gjatë trajtimit të sfidave që vijnë nga ndryshimet klimatike. GCF ka për qëllim të promovojë zhvendosje të paradigmës drejt uljes së emetimeve dhe drejt një zhvillimi të qëndrueshëm klimatik, duke trajtuar nevojat e vendeve që janë në veçanti të ndjeshme ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Parimi i Pronësisë së Vendit është thelbësor në punën që bën Fondi i Gjelbër Klimatik në botën në zhvillim. Fondi gjithashtu e ka parasysh që pronësia e vendit është një proces i vazhdueshëm, nuk është një gjendje e fiksuar dhe që Organet Kombëtare të Emëruara (OKE) luajnë rol thelbësor në nxitjen e zhvillimit institucional dhe përfshirjen e palëve me interes për formim të mekanizmave efektivë që trajtojnë çështjet e ndryshimeve klimatike. Kjo broshurë informative është përpiluar bashkërisht nga Kabineti i Zëvendës Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për çështjet ekonomike, në rolin e Organit Kombëtar të Emëruar për Fondin e Gjelbër Klimatik dhe FAO, në kuadrin e projektit “Mbështetja e menaxhimit të një mekanizmi kombëtar efektiv koordinues për Fondin e Gjelbër Klimatik”. Ajo ka për qëllim të informojë palët kryesore kombëtare me interes (institucionet kombëtare, agjencitë qeveritare, sektorin privat, shoqërinë civile, akademinë, organizatat ndërkombëtare) në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbi aspektet kryesore të parimit të GCF lidhur me pronësinë e vendit, ciklin e miratimit të projektit për GCF.

Users also downloaded

Showing related downloaded files

No results found.