Thumbnail Image

Krijimi dhe kujdesimi për kulturat pyjore










Also available in:

Related items

Showing items related by metadata.

  • Thumbnail Image
    Poster, banner
    KRIJIMI DHE KUJDESIMI PËR KULTURAT PYJORE 2018
    Also available in:

    Qëllimi i kësaj Afisheje është fuqizimi i kompetencës së profesionistëve pyjor në fushën e krijimit dhe kujdesimit të kulturave pyjore, duke ofruar praktika të mira për krijim dhe kujdesim. Përfitimet më të mëdha prej këtij materiali janë: kontribut në zbatimin e politikave kombëtare për zhvillim të qëndrueshëm, kontribut në zbutjen e varfërisë në zonat rurale; rritjen e furnizimit me lëndë druri dhe produkte të tjera pyjore së bashku me shërbime nga pyjet e menaxhuara mirë; rritjen e kontributit të sektorit pyjor në ekonominë e vendit; shërbime pyjore moderne dhe teknikisht më të forta drejt mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve publike dhe private; pjesëmarrje më e gjerë e publikut në zhvillim dhe zbatim të politikave, ruajtje të pyjeve, ujërave dhe biodiversitetit që ndërlidhen me ekosistemet pyjore. Afishja paraqet praktikat e mira për krijimin dhe kujdesimin e kulturave pyjore, me këshilla për elaborimin e një plani për mbjellje, për llojet dhe trajtimin e fidanëve para mbjelljes, teknikat e mbjelljes së bashku me densitetin dhe gjeometrinë, siguria profesionale dhe organizimi i mbjelljes si dhe pajisjet e nevojshme të punës.
  • Thumbnail Image
    Brochure, flyer, fact-sheet
    Si të punojmë sigurt me motosharrë 2018
    Also available in:

    Qëllimi i kësaj fletëpalosje është fuqizimi i kompetencës së profesionistëve pyjor në fushën e punës së sigurt me motosharrë duke ofruar teknika të mira operuese dhe praktika për punë të sigurt. Përfitimet më të mëdha prej këtij materiali janë: kontribut në zbutjen e varfërisë në zonat rurale; rritjen e furnizimit me lëndë druri dhe produkte të tjera pyjore si dhe shërbime nga pyjet e menaxhuara mirë; rritjen e kontributit aktual të sektorit pyjor në ekonominë e vendit; shërbime pyjore moderne dhe teknikisht më të forta drejt mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve. Fletëpalosja paraqet teknikat e mira operuese dhe praktikat për punë të sigurt me motosharrë, udhëzime për pajisje të sigurta, mirëmbajtje të tyre dhe teknika për prerjen e drunjëve.
  • Thumbnail Image
    Book (stand-alone)
    Aspekti gjinor, mjetet për jetesë dhe pylltaria
    Vlerësim i çështjeve gjinore në pylltarinë e Kosovës
    2017
    Also available in:

    Qëllim kryesor i këtij hulumtimi është që ta identifikojë dhe ta analizojë rolin e grave dhe të burrave në sektorin e pylltarisë në Kosovë, si dhe shfrytëzimin dhe pronësinë ndaj pyjeve nga ana e grave dhe burrave. Ky raport gjithashtu ka për qëllim që të analizojë çështjet gjinore në kuadër të kornizës ligjore dhe të politikave institucionale, që qeverisin me menaxhimin pyjor, në mënyrë që të sigurohen rekomandimet se si të integrohen më efektshëm çështjet gjinore në politikat pyjore në Kosovë. Ky hulumtim është pjesë e projektit të quajtur “Mbështetje e zbatimit të politikave dhe strategjisë pyjore në Kosovë“ (GCP/KOS/005/FIN), financuar nga Finlanda, i cili synon rritjen e kontributit të sektorit pyjor në ekonominë kombëtare përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore, duke marrë parasysh pylltarinë shumëdimensionale dhe duke përfshirë përfitimin ekonomik, social dhe mjedisor si dhe kontributin në zbutjen e ndryshimit klimatik. Ky studim tregon një qasje të limituar të grave në krahasim me burrat, në vendimmarrje dhe në informacione, por edhe të drejtat e pazgjidhura pronësore të grave. Përveç kësaj, shkalla e lartë e papunësisë është pengesë kryesore të cilën e identifikuan anëtarët e komunitetit rural, dhe këtë veçanërisht gratë. Ky raport gjithashtu i thekson interesat e grave rurale që t’i përmirësojnë shkathtësitë e veta të vjeljes dhe të grumbullimit, përpunimit dhe shitjes së produkteve pyjore jo-drusore (PPJD). Rrjedhimisht, raporti e tregon rëndësinë e përmirësimit të qasjes së grave në informacione, në zhvillimin e kapaciteteve dhe përfshirjen në vendimmarrje. Raporti përfundon duke theksuar se PPJD-të kanë potencial të madh në zvogëlimin e varfërisë dhe të pasigurisë për gjetjen e ushqimit në rajonet në të cilat është bërë studimi, veçanërisht kur mbështeten edhe gratë edhe burrat në mënyrë efikase.

Users also downloaded

Showing related downloaded files

No results found.