Thumbnail Image

Menaxhimi i integruar i dëmtuesve dhe sëmundjeve kryesore tek hardhia e rrushit, speci dhe domatja në Maqedoninë e Veriut

Mbështetje për përmirësim të mbikëqyrjes nacionale të dëmtuesve tek bimët dhe sistemit të certifikimit fitosanitar (TCP/RER/3705).










FAO. 2020. Menaxhimi i integruar i dëmtuesve dhe sëmundjeve kryesore tek hardhia e rrushit, speci dhe domatja në Maqedoninë e Veriut - Mbështetje për përmirësim të mbikëqyrjes nacionale të dëmtuesve tek bimët dhe sistemit të certifikimit fitosanitar (TCP/RER/3705). Budapest. 


Also available in:

Related items

Showing items related by metadata.

  • Thumbnail Image
    Book (stand-alone)
    Udhёzues pёr Fondin e Gjelbёr Klimatik nё Maqedoninё e Veriut 2019
    Also available in:

    Ky dokument teknik u përgatit nga Zyra Rajonale e FAO-s për Evropën dhe Azinë Qendrore, nën udhëheqje të Kabinetit të Zëvendës-kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Ekonomike si Organ Kombëtar i Emëruar për Fondin e Gjelbër Klimatik (GCF). Ky dokument teknik u përpilua në kontekst të Projektit ‘’ Mbështetja e menaxhimit të një mekanizmi kombëtar efektiv koordinues për Fondin e Gjelbër Klimatik” ku morën pjesë së bashku të gjitha palët relevante me interes në procese konsultative që kishin për qëllim prioretizimin e investimeve strategjike klimatike për financim nga GCF. Ky Udhëzues jep informatat kryesore mbi Fondin e Gjelbër Klimatik (GCF). Qëllimi kryesor i tij është të udhëzojë palët me interes që janë aktive në fushën e ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të qëndrueshëm për qasjen që mund ta kenë tek resurset e GCF dhe për zbatimin e projekteve të financuara nga GCF në Maqedoninë e Veriut.
  • Thumbnail Image
    Brochure, flyer, fact-sheet
    Informator i të dhënave mbi angazhimin e palëve me interes - Mbështetja e menaxhimit të një mekanizmi kombëtar efektiv koordinues për Fondin e Gjelbër Klimatik 2019
    Also available in:

    Projekti “Mbështetja e menaxhimit të një mekanizmi kombëtar efektiv koordinues për Fondin e Gjelbër Klimatik’’ ishte projekti i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të Programit për Gatishmëri dhe Mbështetje Përgatitore të Fondit të Gjelbër Klimatik (GCF). Ky projekt u zbatua nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) nën drejtimin dhe udhëheqjen e Zyrës së Zëvendës Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut përgjegjës për çështje ekonomike, si Organi Kombëtar i Emëruar për GCF. Ky informator ka për qëllim të prezantojë të gjitha aktivitetet për angazhim të palëve kombëtare kryesore me interes, siç janë ngjarjet konsultative, fokus grupet dhe punëtoritë që janë realizuar në kuadër të projektit gjatë vitit 2019, ku morën pjesë të gjitha palët relevante në procesin konsultativ që ka për qëllim të bëjë prioretizimin e investimeve strategjike klimatike që do financoheshin përmes Fondit të Gjelbër Klimatik. Kjo gjithashtu përfshiu edhe koordinimin me sektorin privat në hartimin e projekt/propozim-ideve, si dhe në zbatimin e politikave të GCF për gjinitë, për çështjet ekologjike dhe ato shoqërore. Konsultimet me të gjitha palët relevante me interes kanë për qëllim të sigurohen që prioritetet e zgjedhura për tu financuar nga GCF përputhen plotësisht me planet dhe strategjitë kombëtare dhe aktivitetet e tjera në nivel kombëtar që kanë të bëjnë me klimën. Ky informator është përgatitur bashkarisht me Kabinetin e Zëvendës-kryeministrit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për çështjet ekonomike, që ka rolin e Organit Kombëtar të Emëruar për Fondin e Gjelbër Klimatik dhe FAO.
  • Thumbnail Image
    Brochure, flyer, fact-sheet
    Procedura e Fondit tё Gjelbёr Klimatik pёr akreditim
    Pёrforcimi i kapaciteteve nacionale pёr zbutje dhe pёrshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe finalizimi i Programit Punues pёr Fondin e Gjelbёr Klimatik tё Republikёs sё Maqedonisё sё Veriut
    2021
    Also available in:

    Kjo fletëpalosje është një nga produktet komunikuese hartuar nga FAO dhe Kabineti i Zëvendës-kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për Çështjet Ekonomike dhe Koordinim me Resorët Ekonomikë, si Organ Kombëtar i Emëruar për Fondin e Gjelbër Klimatik (GCF), në kuadër të projektit të dytë të programit për përgatitje dhe mbështetje përgatitore nga GCF për vendin, që mban emrin ‘’Forcim i kapaciteteve nacionale për zbutje dhe përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe finalizim i Programit për Punë të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me Fondin e Gjelbër Klimatik’’. Qëllimi i kësaj fletëpalosjeje është informimi i të gjitha palëve nga sektori privat në Maqedoninë e Veriut mbi mundësitë për tu përfshirë në investime të gjelbra dhe klimatike përmes shfrytëzimit të mekanizmave për financim siç është Fondi i Gjelbër Klimatik, gjë që do të kontribuojë drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe me karbon të ulur, por edhe me efikasitet dhe përfitime për sektorin privat.

Users also downloaded

Showing related downloaded files

No results found.