Thumbnail Image

Procedura e Fondit tё Gjelbёr Klimatik pёr akreditim

Pёrforcimi i kapaciteteve nacionale pёr zbutje dhe pёrshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe finalizimi i Programit Punues pёr Fondin e Gjelbёr Klimatik tё Republikёs sё Maqedonisё sё Veriut











Also available in:

Related items

Showing items related by metadata.

  • Thumbnail Image
    Book (stand-alone)
    Udhёzues pёr Fondin e Gjelbёr Klimatik nё Maqedoninё e Veriut 2019
    Also available in:

    Ky dokument teknik u përgatit nga Zyra Rajonale e FAO-s për Evropën dhe Azinë Qendrore, nën udhëheqje të Kabinetit të Zëvendës-kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Ekonomike si Organ Kombëtar i Emëruar për Fondin e Gjelbër Klimatik (GCF). Ky dokument teknik u përpilua në kontekst të Projektit ‘’ Mbështetja e menaxhimit të një mekanizmi kombëtar efektiv koordinues për Fondin e Gjelbër Klimatik” ku morën pjesë së bashku të gjitha palët relevante me interes në procese konsultative që kishin për qëllim prioretizimin e investimeve strategjike klimatike për financim nga GCF. Ky Udhëzues jep informatat kryesore mbi Fondin e Gjelbër Klimatik (GCF). Qëllimi kryesor i tij është të udhëzojë palët me interes që janë aktive në fushën e ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të qëndrueshëm për qasjen që mund ta kenë tek resurset e GCF dhe për zbatimin e projekteve të financuara nga GCF në Maqedoninë e Veriut.
  • Thumbnail Image
    Book (stand-alone)
    Udhёzues pёr subjektet qё synojnё akreditimin si subjekte me qasje tё drejtpёrdrejtё nё Fondin e Gjelbёr Klimatik
    Forcim i kapaciteteve nacionale pёr zbutje dhe pёrshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe finalizim i Programit Punues tё Fondit tё Gjelbёr Klimatik tё Republikёs sё Maqedonisё sё Veriut
    2021
    Also available in:

    Ky botim është është një nga produktet komunikuese hartuar nga FAO dhe Kabineti i Zëvendës-kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për Çështjet Ekonomike dhe Koordinim me Resorët Ekonomikë, si Organ Kombëtar i Emëruar për Fondin e Gjelbër Klimatik (GCF), në kuadër të projektit të dytë të programit për përgatitje dhe mbështetje përgatitore nga GCF për vendin, që mban emrin ‘’Forcim i kapaciteteve nacionale për zbutje dhe përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe finalizim i Programit për Punë të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me Fondin e Gjelbër Klimatik’’. Publikimi synon të rritet vetëdija tek palët më relevante për Fondin e Gjelbër Klimatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfshirë këtu institucionet nacionale dhe ato lokalet, institucionet akademike, kompanitë publike dhe ato private, organizatat qytetare, dhe persona të tjerë juridikë lidhur me procesin e akreditimit për Fondin e Gjelbër Klimatik.
  • Thumbnail Image
    Brochure, flyer, fact-sheet
    Procedura e Mos-kundërshtimit për Projektet e Fondit të Gjelbër Klimatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut - Informator 2019
    Also available in:

    Fondi i Gjelbër Klimatik (GCF) është fond i ri global krujuar nga vendet anëtare të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), për të mbështetur përpjekjet e vendeve në zhvillim gjatë trajtimit të sfidave që vijnë nga ndryshimet klimatike. GCF ka për qëllim të promovojë zhvendosje të paradigmës drejt uljes së emetimeve dhe drejt një zhvillimi të qëndrueshëm klimatik, duke trajtuar nevojat e vendeve që janë në veçanti të ndjeshme ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Parimi i Pronësisë së Vendit është thelbësor në punën që bën Fondi i Gjelbër Klimatik në botën në zhvillim. Fondi gjithashtu e ka parasysh që pronësia e vendit është një proces i vazhdueshëm, nuk është një gjendje e fiksuar dhe që Organet Kombëtare të Emëruara (OKE) luajnë rol thelbësor në nxitjen e zhvillimit institucional dhe përfshirjen e palëve me interes për formim të mekanizmave efektivë që trajtojnë çështjet e ndryshimeve klimatike. Kjo broshurë informative është përpiluar bashkërisht nga Kabineti i Zëvendës Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për çështjet ekonomike, në rolin e Organit Kombëtar të Emëruar për Fondin e Gjelbër Klimatik dhe FAO, në kuadrin e projektit “Mbështetja e menaxhimit të një mekanizmi kombëtar efektiv koordinues për Fondin e Gjelbër Klimatik”. Ajo ka për qëllim të informojë palët kryesore kombëtare me interes (institucionet kombëtare, agjencitë qeveritare, sektorin privat, shoqërinë civile, akademinë, organizatat ndërkombëtare) në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbi aspektet kryesore të parimit të GCF lidhur me pronësinë e vendit, ciklin e miratimit të projektit për GCF.

Users also downloaded

Showing related downloaded files

No results found.